Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një video ku përmbledh çastet e kaluara në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë.
Madje, në disa momente ai shihet edhe duke bërë fli e duke mbledhur boronica.
Krahas videos së publikuar në platformën X, Rohde ka thënë se ka përjetuar një aventurë të bukur me ngjitjen në Gjeravicë.
“Kalova një kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe. Shikoni videon përmbledhëse dhe bashkohuni me mua herën tjetër”, ka shkruar Rohde./KOHA/
Had an incredible time hiking Kosovo’s highest peak, Gjeravica! 🏔️
From picking fresh blueberries🫐 to taking a refreshing dip in a mountain lake and even making traditional flia, it was a great adventure with great company.
Watch the recap video and join me next time! 🎥
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/wANSIY1AvI— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 28, 2024