Home LAJME Qeveria sot shqyrton propozimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto

Qeveria sot shqyrton propozimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto

0
Qeveria sot shqyrton propozimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 218 të Qeverisë së Kosovës, qysh në hyrje përmendi hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se tanimë me këtë është hapur edhe rruga për rritjen e saj. Edhe Kryeministri Kurti theksoi se paga minimale do të lirohet nga tatimi, ndërsa shtoi se kjo është rritja e dytë e pagës.

“Me hyrjen ë fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas pritje 13 vjetësh. Sot do të shqyrtojmë që niveli i ri të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga miniamle do të jetë e liruar nga tatimi, kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here