Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar projekti i buxhetit për vitin 2025 në komunën e Prizrenit.
Ky projekt është përfunduar pas dëgjimeve publike me qytetarët e përfaqësuesit e fshatrave, OJQ-ve, shoqatave dhe biznesit.
Kurse, sot kryetari i komunës, Shaqir Totaj, projekt buxhetin ia ka dorëzuar kryesueses së Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqit, e cila do të vazhdojë me procedurat e nevojshme ligjore deri në miratimin përfundimtar të buxhetit për vitin 2025 nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit.