Home LAJME Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, në veturë zyrtare iu gjet arma pa leje

Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, në veturë zyrtare iu gjet arma pa leje

0
Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, në veturë zyrtare iu gjet arma pa leje

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar një zyrtar të Parkut Nacional Sharri.

I arrestuari është R.K, 56-vjeçar, te i cili pas kontrollimit iu gjet një pistoletë në veturën me tabela zyrtare.  Gjithashtu, pas kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur një pushkë.

Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional I cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare. Gjatë kontrollit të dyshimtit I është gjet një armë zjarri -pistolet Glock me dhjet fishek. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjet nje pushkë. Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

Pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit I dyshuari (R.K. 56 vjeçar) është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do ngritet kallëzim penal për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”, tha Bytyqi për Reporteri.net.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here