Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ndodhet për vizitë në Kosovë.
Të enjten, Burns është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku takoi edhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Sot, presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar rreth takimit me shefin e CIA-s. Ajo thekson se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garancë për siguri, paqe e sukses.
“Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns. Aleanca me Shtetet e Bashkuara është garancë për siguri, paqe e sukses”, shkruan Osmani.
Ndryshe, shefi i CIA-s, William Burns, sot është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti./TVPrizreni/