Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se minatorët të cilëve së fundi iu është shkëputur marrëdhënia e punës nga menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça, vetëm se kishin dhënë dorëheqjet e tyre nga puna në këtë institucion.
Në reagimin e lëshuar thuhet se se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta persona nuk ka të bëjë fare me shprehjen pakënaqësive përmes protestave apo ndonjë hakmarrje në drejtim të pakënaqësive të tyre.
“Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punësimit të tyre diku tjetër, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për personat që janë në ndjekje penale”.
“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës së Kosovës vazhdimisht përcjell për së afërmi secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me secilin minatorë dhe të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/