Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë, e cila ka ndarë rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci deklaroi se Turqia si shtet mik, mbetet njëri nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Kosovën.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, ka qenë i vazhdueshëm./RTK/