Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar me 800 euro gjobë të akuzuarin Borrqe Gjorxhev, shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili akuzohej për dhënie ryshfeti.
Aktgjykimi për këtë rast është shpallur të hënën nga gjykatësja Raima Elezi pasi i akuzuari Gjorxhev pranoi fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht i akuzuari Gjorxhev u dënua më 200 euro dhe dënim me burg në kohën prej 6 muaj, por gjykatësja Elezi me pëlqimin e të akuzuarit dhe me rekomandimin e prokurorit Genc Nixha, dënimin me burg të njëjtit ia zëvendësoi në dënim me gjobë në shumën prej 600 euro.
Sipas aktakuzës më 3 gusht 2024 rreth orës 19:00 në Pikën Kufitare të Vërmicës në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron një dhuratë të paarsyeshme zyrtarit policor me qellim që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.