Home LAJME Rrebeshe shiu e breshri në disa rajone të Kosovës, javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave

Rrebeshe shiu e breshri në disa rajone të Kosovës, javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave

0
Rrebeshe shiu e breshri në disa rajone të Kosovës, javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave

Reshje shiu e breshri kanë përfshirë disa pjesë të vendit të dielën pasdite, duke shënuar edhe rënie të temperaturave të larta që kanë mbretëruar për disa javë.

Reshje shiu e breshri ka pasur në disa rajone të Kosovës, pamjet e të cilave janë publikuar në rrjete sociale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar riga shiu të shoqëruara më rrufe.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqërua me rrufe në shumë pjesë të territorit”, thuhej në njoftimin e Institutit për parashikimin e motit për të dielën.

Sipas këtij njoftimi java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjella me rrufe./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here