Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë ditur se deri më tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200.
Në një postim në Facebook, Kelmendi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për tekste shkollore, për ata që kanë aplikuar.
“Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka shkruar Kelmendi.