Home LAJME Deri në 5 orë pritjet për të dalë nga Kosova

Deri në 5 orë pritjet për të dalë nga Kosova

0
Deri në 5 orë pritjet për të dalë nga Kosova
Foto: Arkiv

Ende po vazhdojnë pritjet e gjata kufitare në dalje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet deri në pesë orë, ndërsa kolona vijon të jetë 2500 metra.

Pika tjera të ngarkuara shihet të jenë ajo e Muçibabës, ku po pritet deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë mbi një orë, dhe në Mutivodë deri në një orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here