Home LAJME Lirohet Noizy nga paraburgimi, ofron si garanci 5 milionë lekë

Lirohet Noizy nga paraburgimi, ofron si garanci 5 milionë lekë

0
Lirohet Noizy nga paraburgimi, ofron si garanci 5 milionë lekë

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh, raportoi TCH.

Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës për një rrahje në një diskotekë në Pejë. Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

Dyshja pritej që të ekstradohen në Kosovë për rrahjen brutale të dy personave në një diskotekë në Pejë.

Në kërkim ishte shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, që dyshohet se është përfshirë në sherr./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here