Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në kuadër të hartimit të planit zhvillimor komunal, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon prezantim publik të profilit të planit zhvillimor të komunës së Prizrenit.
Takimi do të mbahet të hënën më 19 gusht 2024 në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Asamblesë Komunale në Shtëpinë e Bardhë, bëhet e ditur në njoftimin e komunës./TVPrizreni/