Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se i mbështet plotësisht linjat e kuqe të KFOR-it, për urën mbi lumin Ibër.
Rohde ka thënë se “veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që çuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të civilëve” s’duhen përsëritur.
Ai ka thënë se duhet marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve dhe ka shtuar se mirëpret koordinimin që ka përmendur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
KFOR-i ka insistuar se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Ka insistuar se çështja e urës duhet të diskutohet në Bruksel.
“Mbështesim plotësisht NATO_KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./KOHA/
Full support to @NATO_KFOR & its clear 🔴 lines, incl. on the Mitro-bridge.
Last year’s unilateral actions causing injuries to KFOR soldiers + civilians must not be repeated.
Intl advice should be heeded.
Rhetoric de-escalation needed; welcome coordination as @albinkurti outlined https://t.co/Bzlfbas7io— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 14, 2024