Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Dragash.
Hoxhaj ka theksuar se me planin e PDK-së për Rimëkëmbje, Dragashin do ta shpallin zonë ekologjike.
Tutje Hoxhaj potencoi se do të sjellim investime nga jashtë për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në destinacion kryesor të turizmit malor dhe dimëror.
Postimi i plotë:
Me planin tonë për #Rimëkëmbje, Dragashin do ta shpallim zonë ekologjike 🌲. Do të sjellim investime nga jashtë për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në destinacion kryesor të turizmit malor dhe dimëror ⛷️.
Pjesën kufitare do ta bëjmë zonë turistike me një investim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë 🇦🇱 .
Ne kemi një plan konkret dhe të matshëm që do ta rimëkëmbë Kosovën.
Me planin tonë për #Rimëkëmbje, Dragashin do ta shpallim zonë ekologjike 🌲. Do të sjellim investime nga jashtë për ta…
Posted by Enver Hoxhaj on E martë, 2 Shkurt 2021