Home LAJME Totaj dhe Szunyog vizituan muralin e punuar nga artistët e Prizrenit për ditën e Evropës

Totaj dhe Szunyog vizituan muralin e punuar nga artistët e Prizrenit për ditën e Evropës

0
Totaj dhe Szunyog vizituan muralin e punuar nga artistët e Prizrenit për ditën e Evropës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njoftoi se së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizituan sot muralin e punuar nga artistët e Prizrenit, nën udhëheqjen e Hasan Thaqit, i cili mural paraqet trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit tonë, i realizuar si pjesë e aktiviteteve për shënimin e ditës së Evropës 2024, në murin përgjatë Lumbardhit, pranë urës së Arastës, bëhet e ditur në njoftim.

“Kënaqësi të diskutosh me artistët që e kanë punuar këtë mural, procesin e punës dhe konceptin interesant të kësaj vepre artistike” – u shpreh me këtë rast kryetari Totaj, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here