Home LAJME Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

0
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se të enjten, më datën 1 gusht, në Prizren është arrestuar i dënuari S.D, 51 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresa. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej nënte muaj e 15 ditë burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here