Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke vazhduar me projektin e hapjes së rrugëve fushore në rajonin e fshatit Zhur, me një gjatësi prej 1.300 metrash, projekt i cili është i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe aktiviteteve të tjera ekonomike në zonat rurale të Komunës së Prizrenit, bëhet e ditur në njoftim./TVPrizreni/