Një person në fshatin Peqan në Suharekë është arrestuar më 01.08.2024, nën dyshimet se në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, te i dyshuari I.B, (viti i lindjes 1959), është gjetur një pistoletë dhe një karikator.
“Patrulla menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin I.B (viti i lindjes 1959), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë Arex Delta cal. 9X19 dhe një karikator”- thuhet në njoftim.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.
Ndërsa është bërë e ditur se ndaj tij iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia e Prizrenit ka apeluar të gjithë qytetarët për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike.
“Andaj ‘Festoni me zemër jo me armë!’”