Ambasadorët e QUINT takim te Kurti, Hovenier: S’e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit

0
1

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit që ambasadorët e QUINT-it mbajtën me kryeministrin Albin Kurti, u deklarua shkurt për media.

Pas takimit, ambasadori, Jeffry Hovenier foli në emër të ambasadorëve të QUINT-it dhe theksoi se në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndryshim në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

“Ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin Albin Kurti sot dhe e kemi informuar që qëndrimi ynë në konsultim më NATO-n, nuk mund të përkrahim asnjë ndërrim të statutit në lidhje me çështjen e hapjes së urës Ibrit në këtë moment”, ka thënë ambasadori amerikan shkurt./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here