Në fshatin Poslisht të Prizrenit, me iniciativën e mërgimtarëve dhe profesionsitëve shëndetësor të fshatit, të enjten do të dhurohet gjak për nder të të rënëve për lirinë e vendit dhe që të vazhdohet tradita e të rinjëve të këtij fshati që u dolën në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve në kohët më të vështira të popullit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta.
Kryesia e këtij fshati ka ftuar të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë, nga mosha 18 – 65 vjeç, t’i bashkangjiten kësaj iniciative më datën 1 gusht 2024 (e enjte) tek Burimi i Gurrës në Poslisht, duke filluar nga ora 10:00 deri në 14:00.
Njoftimi i plotë:
“Kryesia e fshatit Poslisht përkrah dhe mbështet iniciativën e mërgimtarëve dhe profesionistëve shëndetësor të fshatit tonë qe na bëjnë krenarë gjithmonë me punën e ndershme dhe atdhedashurinë e tyre.
Data: 01 Gusht 2024 (e enjte)
Ora: 10:00 – 14:00
Vendi: Burimi i Gurrës
Moto: “Në nderim të të parëve tanë dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”
Të vazhdojmë traditën më bujare dhe fisnike – dhurimin e gjakut, që nga vitet 90-ta kur Kosova ishte në flakë, ku të rinjtë e fshatit u mblodhën në shtëpinë e familjes Hajdari, dhe të cilët me gjakun e tyre, heronjtë e heshtur, u dolën në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të Kosovës martire. Andaj ftojmë të gjithë ata që gëzojne shëndet të mirë nga mosha 18 – 65 vjeç, të iu bashkangjiten këtyre heronjëve të pazëshëm dhe të jetë iniciativë tradicionale.
Me respekt kryesia e fshatit Poslisht!”, thuhet në njoftim./TVPrizreni/