Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim miqësor gazetarin e njohur zviceran të sportit, Rainer Maria Salzgeber, i shoqëruar me miqtë nga Zvicra, Ragip Xhaka, Shaip Kadriaj, Blerim Kabashi me bashkëpunëtorë të tyre, ku bëhet e ditur se diskutuan kryesisht për përpjekjet për zhvillimin e sportit dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturën sportive në komunën e Prizrenit.
Në njoftim thuhet se gjatë bisedës, u ndanë vizione për përmirësimin e kushteve për sportistët dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë e qytetit e sportdashësit në përgjithësi./TVPrizreni/