Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë shkuar në Shëngjin ku po shohin nga afër situatën e zjarreve.
Gjatë fjalës së tij për media, Balla tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka ardhur edhe qeveria italiane përmes dy helikopterëve.
Sipas Ballës, ministri i Mbrojtjes është në kontakt edhe me KFOR-in, për përdorimin e mjeteve të tyre ajrore për shuarjen e flakëve.