Home LAJME Osmani për paraqitjet e sportistëve në Lojërat Olimpike: Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

Osmani për paraqitjet e sportistëve në Lojërat Olimpike: Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

0
Osmani për paraqitjet e sportistëve në Lojërat Olimpike: Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për paraqitjet e deritashme të sportistëve tanë në Lojërat Olimpike në Paris.

Presidentja është shprehur se Kosova deri më tani ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

“Në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris,  dhe këmbëngulje.

Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror.”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se pavarësisht nëse garuesit fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë.

“Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë.

Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë.”, ka shkruar tutje Osmani./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here