- Reklama -

Në prag të fillimit të “Doku Fest”-it, drejtori i DRP-së në Prizren priti në takim organizatorët

Të hënën, drejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, bashkë me stafin e tij priti në takim pune përfaqësuesit e komunës së Prizrenit njëkohësisht dhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Doku Fest”.

“Ky festival tashmë tradicional mbahet në Prizren kryesisht në muajin gusht, sivjet festivali do të mbahet nga data 02 gushtë deri me datë 10 gusht.

- Reklama -

Në festival do të marrin pjesë shumë artistë dhe producentë nga e gjithë bota, por edhe numri i vizitorëve do të jetë i madh. Andaj organizatorët e festivalit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkëbiseduan me qëllim që ky festival të kalojë pa incidente.

Kryesisht policia u zotua që në bashkëveprim me organizatorët të ofrojnë siguri gjatë tërë festivalit dhe për të gjithë pjesëmarrësit, por gjithashtu të kujdesen edhe për rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe më gjerë.”, njofton DRP në Prizren.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që ka policia me komunën e Prizrenit me qëllim të krijimit të një ambienti më miqësor dhe më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët e shumtë./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort