Të shtunën, Policia ka njoftuar se më datën 27 korrik 2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit O.H., viti i lindjes 2004 m/sh/sh.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën “Nazim Pula” në Prizren tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren. I dyshuari me forcë ka arritur nga viktima S.M., t’i grabitë qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrin në 1000 euro. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Grabitje”.”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë./TVPrizreni/