Home LAJME Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve të Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve të Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

0
Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve të Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në kryerje të detyrës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “Facebook” ka thënë se policëve të rënë në kryerje të detyrës “u takon lavdia e përjetshme, e neve shërbimi i përditshëm”.

“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.  Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka thënë Kurti.

E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po ashtu ka publikuar foton e ndërtesës së ndriçuar me emrat e policëve të rënë.

“Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre.  Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka shkruar Sveçla.

Në nder të policëve të rënë në kryerje të detyrës, të premten u mbajtën disa aktivitete, përfshirë edhe një garë të kërcimeve në Liqenin e Ujmanit./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here