Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premtën më 26.07.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
PRIZREN
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Randobrava (Kodi: 30034010) prej 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Fshatrat: Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).
2.Nga NS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Rapqa (Kodi: 30036009) prej 08:30 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapqë e Poshtme dhe Rrenc.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.
* * *
Punime nga pala e tretë
1.Nga NS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Kfori Turk (kodi: 30033016) nga ora 11:00 deri në ora 16:00
Vendet: Një pjesë e rrugës Elbasanit, rr.Tahir Sinani,rr.Tirana, rr.Beteja e Lumës dhe rr.Mbreti Pleurat.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.