Home LAJME Shkodrani, Abaz Karakaçi, transferi më i ri i Lirisë

Shkodrani, Abaz Karakaçi, transferi më i ri i Lirisë

0
Shkodrani, Abaz Karakaçi, transferi më i ri i Lirisë

KF “Liria”, përmes faqes së saj zyrtare, ka bërë të ditur se na transferuar futbollistin nga Shkodra, Abaz Karakaçi, 31 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e mesfushorit defansiv, Abaz Karakaçi.

Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit. Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë. Mirësevjen, Abaz Karakaçi!”, shkruan faqja e klubit prizrenas./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here