Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, ka vizituar të enjten fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të fushës sportive për futboll, basketboll dhe volejboll në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”.
“Stadiumi i pajisur me të gjitha pajisjet moderne, ulëset dhe ndriçimin do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por edhe komunitetit e sportdashësve të Planejës së Hasit.”, thuhet në njoftimin e komunës./TVPrizreni/