Një person në Suharekë është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me dy armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Lulzim Guta” më 24.07.2024.
Në njoftim thuhet se i dyshuari posedonte leje përkatëse për armët.
Policia i ka sekuestruar dy armët, dy karikatorë dhe lejet përkatëse.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë”- thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.