Drejtori i Administratës, Edin Shehu, ka vizituar të mërkurën Krushën e Vogël për të parë nga afër progresin e punimeve tek varrezat e martirëve.
Komuna e Prizrenit në njoftimin e saj e cilësoi këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin dhe historinë e vendit, në fshatin ku u krye një prej masakrave më tragjike të Kosovës.
“Me dinamikën e punimeve, ky projekt pritet të përfundojë shumë shpejtë.”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës./TVPrizreni/