Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun ka njoftuar se të enjten dhe të premten, përkatësisht më 25 dhe 26 korrik 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Në njoftim thuhet se për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit, nga ora 8:00 – 16:00./TVPrizreni/