Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të mërkurën ka nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit, përmes së cilave do t’u ofrohet qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas.
“Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim i yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre.”, shkruan Haxhiu në fund të njoftimit të saj./TVPrizreni/