Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.
Telegrafi ka mësuar se e njëjta ka qenë infermiere në Malishevë.
E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Telegrafi, Naser Syla drejtori i Emergjencës në QKUK.
“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8e30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.
Telegrafi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk janë përgjigjur./Telegrafi/