Home LAJME Temperaturat në rënie, sot priten rrebeshe shiu

Temperaturat në rënie, sot priten rrebeshe shiu

0
Temperaturat në rënie, sot priten rrebeshe shiu
Foto: Raim Kurtaj

Ndryshim i situatës meteorologjike pritet ditën e mërkurë. Nga mëngjesi paraqiten vransira, që vijnë duke u shtuar.

Nga mesdita rrebeshe e bubullima fillojnë të përfshinë vendin, së pari nga pjesë veriore e më pas në pjesët tjera. Lokalisht rrebeshet mund të jenë më të shprehura, të shoqëruara me erëra çasti dhe breshër. Deri në mbrëmje të reshurat largohen nga vendi, e vransirat shpërndahen.

Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, ndërsa maksimalet, paksa më të ulëta, shkojnë deri në 27C e 30C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-9m/s, e në çaste goditjet e erës arrinë shpejtësi deri në 20m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here