Osman Hajdari, UD i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në QKUK, sot ka rihapur dyert pas renovimit.
Osmani ka theksuar se pas një periudhe intensive renovimi tani ky repart është i gatshëm për shërbime kardiokirurgjike të nivelit të lartë me kapacitete të shtuara.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Arben Vitia, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.