Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ligatinën e Hencit në komunën e Fushë Kosovës bashkë me 15 fotografë, të cilët pasqyrojnë përmes fotove botën e kafshëve të egra dhe natyrën e vendit.
Sipas një komunikate për media, teksa pa nga afër mënyrën e tyre të punës dhe formën se si operojnë më 23.07.2024, kryeministri u njoh dhe me sfidat me të cilat ata përballen në vendin e punës dhe rreziqet të cilat mund të shfaqen.
“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave në mënyrë që puna e tyre të jetë më produktive dhe lehtë e përballueshme”- thuhet në njoftim.
Në kumtesë bëhet e ditur se kreu i ekzekutivit ka falënderuar fotografët për punën e kontributin e tyre në fushën e fotografisë dhe dokumentimit të botës së egër në Kosovë./Kallxo.com/