Home LAJME Totaj priti zëvendesministren e MKRS-së, Osmani, diskutuan për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”

Totaj priti zëvendesministren e MKRS-së, Osmani, diskutuan për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”

0
Totaj priti zëvendesministren e MKRS-së, Osmani, diskutuan për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se, të hënën, kryetari Shaqir Totaj ka pritur në takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, me të cilën diskutuan për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, ku edhe Prizreni do të jetë nikoqir për garat sportive që do të zhvillohen në disa komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit, kryetari Totaj ofroi mbështetjen e komunës së Prizrenit me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion për përgatitjet e këtyre lojërave që do ta promovojnë qytetin tonë dhe Kosovën në përgjithësi./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here