Home LAJME Dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 në fshatin Velezhë do të mbahet të hënën

Dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 në fshatin Velezhë do të mbahet të hënën

0
Dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 në fshatin Velezhë do të mbahet të hënën

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 për banorët e fshatrave Velezhë, Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme dhe Novakë si dhe fshatrave përreth do të mbahet më 22 korrik 2024 (e hënë) në objektin e shkollës fillore në Velezhë, duke filluar nga ora 20:15.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim për banorët e fshatrave Velezhë, Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme dhe Novakë si dhe fshatrave përreth për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.

Data: 22 korrik 2024

Vendi: Objekti i shkollës fillore – Velezhë

Ora: 20:15
Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: [email protected] dhe [email protected] .”, thuhet në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here