Më datën 19.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar tre të dyshuar J.K. (viti i lindjes 1984), A.M. (viti i lindjes 2001), dhe S.M. (viti i lindjes 1967). Tek të dyshuarit është gjetur një kafshë (lopë), në fshatin Dermnjak të Ferizajt, të cilën me urdhër të prokurorit të shtetit i është kthyer pronarit.
Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti të vjedhjes së rëndë të ndodhur me datën 17.09.2023 në fshatin Bllacë të Suharekës, janë gjetur prova se të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer një rast vjedhjeje të rëndë në një stallë të kafshëve në fshatin Bllacë, nga e cila është vjedhur një kafshë (lopë). Pas arrestimit të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, dhe në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar pasi që të dyshuarit janë përfshirë edhe në raste tjera të kësaj vepre, njofton zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./TVPrizreni/