Home LAJME Vapë edhe në vikend, në disa vende parashihen reshje shiu e breshri

Vapë edhe në vikend, në disa vende parashihen reshje shiu e breshri

0
Vapë edhe në vikend, në disa vende parashihen reshje shiu e breshri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Edhe të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit të dielën disa zona rrezikohen nga breshri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here