Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren më datë 18.7.2024 rreth orës 19:10 përmes rrugëve operative kanë marrë informatën se në fshatin Billushë të komunë së Prizrenit, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Me këtë rast, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se patrulla policore ka lokalizuar të dyshuarin L.S, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës “Beretta APX” , dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishek kalibër i panjohur.
Pas kontrollit në veturën e tij është gjetur edhe një çantë me një sasi të municionit: 124 fishek kalibër i panjohur, 174 fishek te ndryshëm të kalibrit llojit të panjohur dhe 1 karikator i armës së gjatë AK47 i zbrazët, gjithashtu janë gjetur edhe 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armen e tij në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur. Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm “ dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”. I dyshuari pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti referohet në prokurorin e shtetit. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.