Në Bijeljinë të Bosnje dhe Hercegovinës është ndaluar një person, i cili është i lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Loznicë.
Kështu po raporton televizioni publik i ‘Republikës Serbe’, RTRS, përcjell Gazeta Insajderi.
Personi në fjalë dyshohet të jetë Faton Hajrizi.
Televizoni N1 në Bosnjë ka raportuar se në Bijeljinë, qytet në Bosnjë e Hercegovinë, është arrestuar një person i cili lidhet me rastin e vrasjes së një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, mëson jozyrtarisht RTRS.
Ndëkaq, siç raporton InfoBijeljina, qyteti është nën rrethim. Rruga Raçanska është bllokuar dhe po kontrollohet një veturë dhe një person.
Kujtojmë se në sulmin e mbrëmshëm në Loznicë ka mbetur i vrarë polici Nikolla Krsmanoviq (34), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është plagosur. Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të një taksie nga pjesëtarë të policisë kufitare, ku disa të shtëna nga armët e zjarrit janë qëlluar në drejtim të zyrtarëve policorë serbe.
Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar për shkak të frikës se sulmuesi mund të mos kalojë kufirin.
“Anëtarët e MPB-së së RS-së janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Serbia dhe po ndërmarrin një sërë masash në zonat që mbulohen operativisht nga njësitë policore të Zvornikut dhe Bijeljinës, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit që ka kryer vrasjen, duke pasur parasysh afërsinë e kufirit të BeH-së dhe Serbisë”, thuhet më herët në njoftim./GazetaSinjali/