Home LAJME Komuna e Dragashit publikon kalendarin e dëgjimeve publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2025

Komuna e Dragashit publikon kalendarin e dëgjimeve publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2025

0
Komuna e Dragashit publikon kalendarin e dëgjimeve publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2025

Komuna e Dragashit ka publikuar kalendarin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se dëgjimi buxhetor me gra dhe vajza do të mbahet më datën 31 korrik (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00 në sallën e asamblesë.

Dëgjimi buxhetor me banorë të fshatrave të regjionit të Opojës, me OJQ, biznese, fermerë, të rinj dhe pensionistë do të mbahet më datën 1 gusht (e enjte) prej orës 11:00 në sallën e asamblesë.

Ndërkaq, dëgjimi buxhetor me banorët e fshatrave të regjionit të Gorës, me OJQ, biznese, fermerë, të rinj dhe pensionistë të këtij regjioni do të mbahet në sallën e asamblesë më datën 2 gusht (e premte) nga ora 11:00./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here