Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 për banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrave përreth do të organizohet më 22 korrik (e hënë), duke filluar nga ora 19:00 në objektin e shkollës në Piranë.
Njoftimi i plotë:
“Njoftim për banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrave përreth për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025
Data 22 korrik 2024
Vendi: Objekti i shkollës – Piranë
Ora: 19:00
Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: [email protected] dhe [email protected].”,thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit./TVPrizreni/