Mëngjesin e të mërkurës, kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Gjatë këtij takimi, është bërë e ditur se kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për z. Kastrati dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të regjistrimit të ropullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024. Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.
Kryeministri ka falënderuar Kastratin për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme, sipas njoftimit të kryeministrisë ka shprehur edhe z. Kastrati në emër të ASK-së.
Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrit./TVPrizreni/