Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Memorialit në fshatin Krushë e Vogël.
Gjatë ditës së djeshme, Drejtori i Administratës, Edin Shehu, ka përcjellur nga afër punimet që po zhvillohen në vendin e Memorialit dhe bëri të ditur se punimet po ecin sipas planit të paraparë.
“Me ndërtimin e këtij Memoriali do të ruhet dhe përforcohet kujtesa kolektive për ngjarjet e kaluara e do të promovohet kultura e paqes dhe respektit ndaj të kaluarës”, thuhet tutje në njoftimin e komunës së Prizrenit.