Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në muajt e nxehtë Korrik, Gusht 2024 ka bërë të ditur se ka paraparë plan të veçantë në trajtimin e lëmosh kërkuesve e sidomos lëmosh kërkuesve fëmijë, ku cenohet shëndeti i drejtpërdrejt i tyre në temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë në vendin tonë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, përkatësisht stacionet policore të saja, që veprojnë në kuadër të kësaj drejtorie, kanë hartuar Plane Operative të veçanta për trajtimin e lëmosh kërkuesve nëpër rrugë. Pjesë e këtyre planeve janë edhe Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse për një trajtim sa më të mirë dhe profesional.
Në javën e kaluar stacioni policor në Prizren ka trajtuar disa lëmosh kërkues (shtetas të Shqipërisë) në mesin e tyre edhe fëmijë.
Në lidhje me këta lëmosh kërkues është kontaktuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj nga Policia Kufitare Perëndimi dhe Gjykata Themelore në Prizren.
Të gjithë lëmosh kërkuesit vullnetarisht kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.
Dyshohet se fëmijët lëmosh kërkues janë viktima të keqpërdorimit nga persona të rritur të cilët i detyrojnë që të kërkojnë lëmosh edhe në kushte të vështira atmosferike.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të me Planin Operativ edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.”, thuhet në njoftimin e Policisë./TVPrizreni/