Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren, Isa Berisha, ka reaguar pas dënimit të ish-komandanit të UÇK-së, Pjetër Shala, me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Ai ka thënë se verdikti i shpallur sot nga Gjykata Speciale është produkt i bashkëpunimit të tyre me pushtetin serb.
Berisha ka shtuar tutje se e kanë të pamundur ta njollosin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa do që mundohen ta bëjnë një gjë të tillë.
Reagimi i plotë:
“Edhe kësaj rradhe e ashtuquajtura gjykatë e popullit dëshmoi që kjo gjykatë nuk është e popullit po është gjykatë e servilëve të Serbisë dhe pushtetit të Serbisë!
Prandaj edhe sot në verdiktin e shpallur nga Gjykata Speciale për çlirimtarin Pjetër Shala me 18 vjet burgim është produkt nga bashkëpuntorët e pushtuesit serb, prandaj sado që mundohen që ta njollosin luftën e UÇK-së e kanë të pamundur se gjithmonë luftetarët e lirisë janë të ngritur në pijedestalin më të lartë të kombit tonë.
Liri për Çlirimtarët!”, shkruan Berisha në reagimin e tij./TVPrizreni/